Stafi i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë, vijon vizitat në familje për pacientët të cilët e kanë të pamundur që të vizitohet në qendrat shëndetësore.
Këtë herë stafi i mjekëve të DRSH Vlorë, është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kotë, duke ofruar për banorët kryerjen e Check-up-it me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve.
Gjithashtu mjekët, përveç vizitave japin edhe informacionet dhe këshillat e duhura për banorët, duke u kërkuar atyre përmirësimin e stilit të jetesës, si një nga shkaqet kryesore që ndikon në sëmundshmëri, matjet e tensionit, glicemisë, frekuencës kardiake si dhe të peshës trupore. /atsh