Loading...

ITALI / Moti i keq përfshin jugun, një turiste humb jetën

Moti i keq ka përfshirë sot pasdite jugun e Italisë, sidomos ishullin e Sardenjës, ku u shënua edhe viktima e parë.

Viktima, një turiste gjermane 61-vjeçare, ishte me familjarët kur u godit nga një rrufe.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës.

Kjo vdekje e çon në 16 numrin e përgjthshëm të viktimave nga moti i keq në Itali./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com