[sgmb id=”1″]
Numërimi i votave është afër gjysmës së kutive të votimit dhe nga të dhënat që publikohen nga KQZ-ja, duket se ka nisur të ndryshojë numri i votave për partitë politike.
Kështu PS që në rang vendi ishte tek 50 për qind e votave në projeksionin e orës 13:00 ka rënë në 48 për qind.
Nga ana tjetër PD është rritur me 3 pikë. Deri në mesditë ishte tek 28 për qind e votave, ndërsa në orën 13:00 është mbi 31 për qind të votave.
Ndërsa LSI është në të njëjtat kuota tek 14.5 për qind deri në 15 për qind të votave.