Jo të gjitha letrat që i dërgohen ekspertes Deidre janë për histori dashurie. Një djalë është tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të motrës së tij dhe është shumë i frikësuar se mund ta humbë atë. Për këtë arsye, ai kërkon një këshillë për të menaxhuar këtë situatë të vështirë.
Letra
Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën time për shkak të kancerit. Ajo është 29 vjeçe dhe unë jam vëllai i saj i madh, 33 vjeç.
Ne kemi qenë gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo shkoi në spital për operacionin e gjirit, por është në fazë të avancuar dhe pamja nuk është aspak e mirë.
Të gjithë në familje u përlotën, përveç meje. Unë duhet të jem mbështetje për çdo njeri që qan. Unë dua që ajo të jetë këtu e të shohë vajzën time të rritet dhe ta dojë hallën ashtu siç unë e dua.
Deidre
Ne të gjithë kemi nevojë që të përlotemi ndonjëherë. Kjo mund të na çlirojë dhe të na bëjë më të fortë. Në këto momente, ti ke nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim. Nëse e ke të vështirë ta pranosh, mendoje si dicka të domosdoshme që duhet bërë pasi je shtylla kryesore për të tjerët.