Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të insistojë se ai është i pafajshëm, ndërsa ka hedhur poshtë që të jetë mbështetur nga Rama, për t’i shpëtuar dënimit. “Ka nisur rreth 1 vit më parë, gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur. Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur.
Mua as më ngroh as më ftoh partia dhe as nuk e dua partinë në lirinë time. Edhe nëse kam mllef do ishte e drejtë, por nuk kam mllef ndaj askujt, kam vetëm arsye. Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë.
Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin. Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin presim letrat nga Italia.
Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim. Prokurorët italianë nuk kanë nxjerrë një cerek lajmi pavarësisht të gjitha hetimeve. Kurse këtu vetëm lajme në emisione, studio, media vetëm për të baltosur të vërtetën,” theksoi Tahiri.