Loading...

Përplasja në ish Bllok, një tjetër mik i Elvana Gjatës shpallet në kërkim

Ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish Bllokut në Tiranë, një tjetër emër i është shtuar personave të kërkuar për këtë dosje. Mësohet se personi tjetër i shpallur në kërkim pasi prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, kanë firmosur urdhër ndalimin, është Ajaks Boshnjaku. Ai dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa është mik me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata, edhe kjo e fundit e shpallur në kërkim policor. Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

Po ashtu, vijojnë të jenë ende të paidentifikuar edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja. Lidhur me ngjarjen i arrestuari Ervis Martinaj po mbahet nën arrest me afat 30 ditor, ndërsa ndaj pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popesku, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Në qeli janë lënë Elion Hato dhe Geldo Hoti, pasi akuzohen për vrasjen e dy ose më shumë personave. Në kërkim së bashku me Matën janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, komando Meviol Bilo e Fabio Allushi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com