Ecuria e investimeve të kryera gjata vitit 2018 në Novoselë, Vlorë, si dhe problematikat që ka kjo zonë ishin në qendër të një takimi publik të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli me banorët e Novoselës dhe fshatrave përreth.
Pjesë e diskutimit ishte edhe llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.
Një rëndësi e veçantë i është dhënë pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditës në ketë zonë, ku janë pastruar rreth 35 km kanale dhe janë lëvizur me shumë se 90 mijë metra kub inerte.
“Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen dhe do të parashikohen në hartimin e buxhetit 2019”, bën të ditur bashkia e Vlorës./atsh