[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë sërish në Vlorë për të dytën herë në këto zgjedhje. Ai e ka renditur veten në pozicionin 6 në listë që duke iu referuar zgjedhjeve të 2009 dhe 2013 është fitues.
Nga ana e saj PD kandidon me Agron Shehajn, një biznesmen i njohur dhe në listë ka gjithashtu sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe dy aleatët Vangjel Dule dhe Dashamir Tahiri. Ndërsa LSI kandidon me ish rektorin Shezai Rrokaj, ndërsa i dyti është ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.
Në zgjedhjet e 2009 PS mori 6 mandate po aq edhe sa në 2013. Ndërsa PD që mori 4 mandate në 2009 e humbi një në 2013 duke rënë në tre. LSI në 2009 nuk mori asnjë mandat, ndërsa në 2013 fitoi një. PR dhe PDIU e ruajtën rezultatin duke marrë nga 1 si në 2009, ashtu edhe në 2013.
Kandidatët e LSI
1. Sezai Rokaj
2. Sokol Dervishaj
3. Enada Koçiraj
Kandidatët e PS
1. Damian Gjiknuri
2. Vilma Bello
3. Alket Hyseni
4. Vullnet Sinaj
5. Andrea Marto
6. Edi Rama 7. Edmond Leka
8. Fatmir Velaj
Kandidatët e PD
1. Agron Shehaj
2. Nadire Mecorapaj
3. Vangjel Dule
4. Arben Ristani
5. Dashamir Tahiri
6. Adriatik Alimadhi
Kandidatët e PDIU
1. Tahir Muhedini
2. Arjol Fatmir Shero
Kandidati i LIBRA
1. Krenar Brahimmuço