Banorët e Bularatit dhe Dropullit nuk kishin dëgjuar kurrë një për ngjarje të tillë, kaq tronditëse. Fshati minoritar në Gjirokastër, janë të indinjuar me sjelljen e policisë, duke thënë se 35-vjeccari duhet të kapej dhe jo të vritej,
“Vrasja e tij është e patolerueshme. Jemi shumë të indinjuar. Duam të zbardhet e vërteta përse u vra”, shprehen banorët e fshatit Bularat të mbledhur në qendër të fshatit. “Nuk kishte arsye përse të vritej, të kapej dhe të dilte para drejtësisë”, pohojnë ata. Tepër i indinjuar dhe i revoltuar një nga banorët e moshuar të Bularatit, duke bërë thirrje për protestë ndaj këtij veprimi.
“Djali bëri një budallallëk, por nuk vrau njeri. Qëlloi thjesht në ajër, nuk duhej ta vrisnin, por gjithë ata policë duhej ta kapnin të gjallë dhe ta nxirrnin para drejtësisë. Duhet të dalim të gjithë nesër të kundërshtojmë. Ka drejtësi apo jo?”, shprehet me tone të larta i moshuari.
Askush në fshat nuk e mendonte rrjedhën që do të merrte ngjarja dhe ende nuk mund të flitet për arsyet e veprimit të 35-vjeçarit. Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqilea Deçka, pohoi se kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë trondit banorët e Dropullit, të cilët njihen si njerëz paqësorë, pasi kjo është ngjarja e parë e përplasjes me armë.
Miqtë e 35-vjeçarit kanë pohuar se mëngjesin e së dielës ka qenë i qetë, madje ka pirë kafe me miqtë. As në darkë dhe në mëngjes nuk ka lënë të kuptohet se do të kryente ndonjë veprim të tillë, ndërsa besohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm.
“Nuk dimë të ketë pasur bashkëpunëtorë në të gjithë këtë ngjarje, që asnjë nuk e priste se do të përfundonte kështu. Po përpiqem të qetësoj fshatarët që janë tepër të shqetësuar”, u shpreh një prej miqve të 35-vjeçarit.