Loading...

Tjetër version në mediat greke, akuza shqiptarëve: Ai vendosi flamurin grek në …

Duket se nuk do të kalojë pa zhurmë ngjarja në fshatin Bularat, ku Kostandinos Kaçifa hapi zjarr ndaj policisë, ndërsa u qëlluar nga RENEA. Një tjetër version po qarkullon në mediat greke për këtë ngjarje, duke hedhur akuza ndaj palës shqiptare. Policia e Shtetit në reagimin e saj ka bërë me dije se edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar ishin të shumta, 35-vjeçari nuk i ka marrë fare në konsideratë, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur. “Bularat, qëllon me armë ndaj policisë dhe terrorizon banorët”, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat shqiptare ditën e sotme.

Por çfarë shkruajnë mediat greke për këtë incident? “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema. Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”. Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononeës.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë. “Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”. Padyshim qëndrimi i mediave greke është i njëjtë, madje ato i kanë bërë thirrje edhe autoriteteve diplomatike të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com