Loading...

Mjekja: Prindërit të jenë të kujdesshëm, shenjat alarmuese tek fëmijët

Prindërit duhet të alarmohen për fëmijët e tyre, nëse shohin proteinë në analizat e urinës qoftë kjo e fundit edhe në shifra të vogla, pasi mund të fshihen sëmundje shumë serioze të veshkave.

Arjana Strakosha, mjeke nefrologe pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranës sqaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, në momentin që sheh rruaza të kuqe tek një fëmijë në klasë fillore, sheh proteinë në urinë qoftë edhe në shifra të vogla atëherë prindërit duhet të alarmohen sepse mund të fshihen sëmundje shumë serioze.

Mjekja  shpjegoi  se sëmundjet e veshkave nuk kanë simptoma karakteristike dhe shpeshherë veshka kthehet në një vrasës të heshtur.

“Sëmundjet e veshkave nuk kanë simptoma karakteristike sepse njihet në literature, shpeshherë veshka është një vrasës i heshtur. Shpeshherë, një pacient apo individ vjen në spital kur sëmundja ka avancuar shumë. Megjithatë, simptomat që nuk duhen të neglizhohen janë shpeshherë dhimbjet e mesit, djegie gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, enjtja e syve në mëngjes, pra asnjëherë nuk vlerësohet siç duhet nga individë të caktuar. Rekomandimi është për të gjithë popullsinë, duhet të bëhen depistime të gjëra, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm. Që në moshë të hershme, qoftë edhe një analginë e thjeshtë që e fut me stikë që e fut në urinë dhe aty sheh shumë elementë të urinës. Në momentin që sheh rruaza të kuqe tek një fëmijë në klasë fillore, sheh proteinë në urinë qoftë edhe në shifra të vogla atëherë prindërit duhet të alarmohen sepse mund të fshihen sëmundje shumë serioze”, -u shpreh mjeka Strakosha për ATSH-në.

Ndërkaq, mënyra e të ushqyerit ndikon shumë tek individët, për sëmundjet e ndryshme.

“Mënyra e të ushqyerit ndikon shumë tek individët. Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë këto vitet e fundit, i ka kushtuar rëndësi stilit të jetës, pra mënyrës së ushqyerjes për të evituar obezitetin i cili sot themi nuk është një njeri i shëndoshë por hyn tek sëmundjet dhe jep pasoja në të gjitha organet si tensioni, në zëmër, në veshkën, shfaqje diabeti etj”, -përfundoi ajo./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com