Loading...

“Festa e shqipes”, promovim traditave dhe kulturës të Libofshës/Foto

E përfshirë në programin “100 fshatrat”, Libofsha, vendlindja e shkollës së parë shqipe në Myzeqe, shpalosi dje të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore, zakonore e krahinore, në një festë të traditës shqiptare.

“Festa e shqipes” mblodhi në Libofshë, për të tretin vit radhazi, prodhues të produkteve të zonës të cilët organizuan panaire për të promovuar produktet e agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë së zonës.

Bashkia e Fierit vijon të shtrijë më tej turin e aktiviteteve promovuese të trashëgimisë, “Hajd Dalim Nga Myzeqeja”, sepse vlerat autentike janë të shumta dhe jo të njohura nga të gjithë.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, këtë vit kjo festë ndërthur traditat e bukura të zonës së Libofshës me një ngjarje të madhe jubilare, 110-vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në Libofshë, e para në të gjithë Myzeqenë.

Drejtues të qeverisjes vendore, deputetë të zonës dhe qindra qytetarë u bënë pjesë e festimeve.

Gjithçka u shoqërua nga një koncert i traditës, ku performuan të gjitha grupet e sazeve dhe valleve të zonës së Libofshës.

E konsideruar si djepi i kulturës myzeqare, zona e Libofshës numëron 5 Monumente Kulture, 1 Monument Natyre e shumë vlera të tjera kulturore, historike dhe folklorike./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com