NJOFTIM : Në kuadër të muajit të letërsisë, që përkon me vitin jubilar të 550-vjetorit të vdekjes të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Petro Marko, Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko”, në bashkëpunim me Qendrën Rinore dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, më datën 29 tetor 2018, ora 11.00, ditën e hënë, në mjediset e Qendrës Rinore, në Pallatin e Kulturës “Labëria” Vlorë organizohet veprimtaria:
EMOCIONE POETIKE 2018”
(Edicioni i pestë) Ftohen të gjithë poetët, shkrimtarët dhe dashamirësit e letërsisë të marrin pjesë në këtë veprimtari.
• Marrin pjesë shkollat e mesme të qytetit të Vlorës.
• Veprimtaria do të zhvillohet sipas programit të grupit të punës.
• Çdo shkollë do paraqitet me një krijim dhe interpretim poetik.
• Çdo shkollë do të interpretoj edhe një poezi nga krijimtaria e autorëve të Klubit “Petro Marko”.
• Moderator për drejtimin e veprimtarisë është z. Kozma Billa.
• Juria do jetë prej tre vetash! Në përfundim do të ndahen çmimet për tre vendet e para në krijimtari dhe interpretim. Ju presim të shijojmë së bashku EMOCIONE POETIKE që do të na dhurojnë talentet e reja të shkollave të mesme të qytetit dhe autorëve vlonjat-anëtarë të Klubit “Petro Marko” Faleminderit!