Një 41-vjeçar gjeti vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Policia njofton se automjeti tip “Volksëagen” me targa AA 714 KO, me drejtues Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar 41-vjeçarin me inicialet V.M, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.
V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.
Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
“U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim paraprak për ngjarjen.