Jo vetëm në SHBA alarm por edhe në shtetin fqinj Greqinë.
Një pako e dyshimtë ka alarmuar Ministrinë e Jashtme greke. Policia u ngrit në këmbë, pasi punonjësit e sigurisë vunë re pakon e dyshimtë.
Mediat greke raportojnë se punonjësit e ministrisë së Jashtme janë evakuuar nga godina, ndërkohë që policia po kryen të gjitha kontrollet.
Po sot një pako e dyshimtë është gjetur në shtëpinë e Demokratit të lartë Cory Booker në Florida, raportojnë mediat amerikane.
Në të njëjtën kohë policia e Nju Jorkut tha se autoritetet po hetojnë një pako të zbuluar në Manhattan.
Byroja Federale FBI gjendet aktualisht në Florida për nisjen e hetimeve pas një seri pakosh me eksplozivë të vendosur edhe në vende të tjera.
Ditë më parë dy pako me eksplozivë u gjetën në shtëpitë e ish-Presidentëve Barack Obama dhe Bill Clinton.
Të tjera pako janë gjetur edhe në shtëpinë e miliarderit George Soros, redakinë e CNN apo restorantin e aktorit të njohur Robert De Niro.
Policia ende po heton se cila është dora që fshihet pas gjithë këtyre pakove.