Loading...

Ekologjistët japin alarmin: Fusha e plehrave, bombë mjedisore

Zërit të banorëve të Fierit kundër fushës së mbetjeve në Sheq, i bashkohen edhe ekologjistët. Ata kërkojnë që sa më shpejt kjo fushë të mbyllet dhe të rehabilitohet sepse është kthyer në një bombë të rrezikshme për mjedisin.

Në vitin 2015 Bashkia Fier shpall emergjencën mjedisore në vend-depozitim. Pavarësisht kësaj kjo fushë vazhdon të mbes si stacioni i vetëm që mbledh mbetjet urbane të Fierit. Banorët e lagjes Sheq janë të detyruar të jetojnë me plehrat. Ndërsa ata që patën gjendjen më të mirë ekonomike janë shpërngulur në një tjetër banesë.

Mungesa e izolimit të fushës së plehrave bën që një reshje shiu të shkarkojë në lumin përbri që ndodhet vetëm pak metra larg të gjithë elementët toksikë. Dhe më pas ky lum i dërgon ato në det.

“Ujërat që dalin nga procesi i dekompozimit të plehrave organike në landfill prodhon ndotje të padiskutueshme. Që konsiston sidomos në drejtim të metaleve të rënda që janë aq shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Dhe nëpërmjet këtyre ujerave natyrisht ndoten edhe ujërat nëntokësore, ndotet dhe sipërfaqja tokësore nëpërmjet procesit të vaditjes dhe kjo kalon edhe në zinxhirin ushqimorë që infekton shëndetin e popullsisë. Është alarmante dhe duhet zgjidhur menjëherë”, u shpreh Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Fusha e plehrave të Sheqit, nuk ndot vetëm ajrin dhe tokën, elementët toksikë depërtojnë deri në ekosistemin e mjedisit.

Në këtë mënyrë kjo problematike kalon nga çështje lokale në kombëtare. Duke degraduar kështu ekosistemin tonë dhe të gjithë mjedisin për rreth në qytetin e Fierit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com