Greqia është përfshirë sërish në një valë të rrezikshme zjarresh, pas atij të disa muajve më parë në zonën e Matit, ku humbën jetën më shumë se 80 persona. Kësaj here mediat greke raportojnë se një zjarr i madh ka rënë në një zonë pyjore afër Sarti, Sithonia, Halkidiki, shkruan ShkodraNews.
Katër avionë janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, ndërsa 45 zjarrfikës po punojmë ndërsa pritet që numri i tyre të shkojë në 60 pasi zjarri po merr përmasa të frikshme…
Zjarri është përhapur mjaft për shkak të erërave të forta, ndërsa situatën e komplikon ndërprerja e energjisë në rajon, ndërsa zyrtarët kanë thënë se duhen evakuuar të gjithë banorët aty pranë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
VIDEO I GJENI DUKE KLIKUAR KËTU