Një emigrant shqiptar që vinte nga Britania e Madhe u kap me mbi 145 mijë paund të fshehuran në pajisje elektroshtëpiake. Denis Duro kishte udhëtuar nga Britania në Itali pas taj në Greqi për të kaluar më tej në rrugë tokësore drejt Qafë-Botës në Sarandë. Policia bën me dije se, 25-vjeçari nga Korça, ishete duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KËN, kur u arrestua.
Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur. Strukturat operativo – hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë – Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo – hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.
Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo – hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.