[sgmb id=”1″]
Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në fshatin Ahmetaq në Vorë. Rrethanat e ngjarjes kanë mbetur ende të paqarta edhe pse në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.
Burimet në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se dy nga vëzhguesit janë përplasur me thika midis tyre. Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si dhe janë shoqëruar dy persona.
Mësohet gjithashtu se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.