Paralajmërimi i radhës ka ardhur për politikanët dhe ai është bërë nga gazetari investigativ, Artan Hoxha. Pas gjithë këtyre operacioneve të policisë së shtetit si dhe ai për arrestimin e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Escobari i Ballkanit”, Hoxha zbulon lidhjet e tij me politikanët.
Për gazetarin nëse hapet serveri i biznesit të Balilëve, do të jetë një skandal dhe spektakël i vërtetë. Artan Hoxha zbulon se mjaft video kompromentuese do të dalin në skenë edhe nga ata që shesin moral më shumë se të tjerët.
“Tek Ballili të gjithë kanë futur duart. Në rast se serveri i një biznesi që kanë patur Balilët ka punuar dhe nëse ai do të hapet ndonjëherë, ajo do të jetë spektakli më i madh. PD, PS, LSI, edhe ata që shesin moral më shumë se të tjerë, aty të gjithë janë të përfshirë. Në momentin që inaugurohet biznesi i tyre aty janë të gjithë politikanët”, tha Artan Hoxha.