Loading...

Brenda 24 orësh RENEA dhe FNSH blindojnë për të dytën herë Shijakun

Duket se kokat e trafikut të drogës qëndrojnë në Shijak, pasi për herë të dytë brenda 24 orëve, RENEA dhe FNSH zbresin sërish në këtë qytet. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik, sipas Shqiptarja.com.

Një natë më parë, RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has. Sakaq operacionet antidrogë është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme kryeministri Rama paralajmëroi se nesër publiku do të njihej me një tjetër operacion të suksesshëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com