[sgmb id=”1″]
Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas votimit të kryer, ka uruar që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të vendosin jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për ndryshimin që meritojnë.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se në këto zgjedhje vullneti i qytetarëve përballet me drogën dhe krimin.
“Por nga ana tjetër ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe besimit të tyre, që të triumfojë vullneti i tyre i lirë”, tha Berisha.