Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh në ulëtsirën perëndimore deri në orët e mesditës. Vranësirat do të vijnë në shtim gradualisht deri në të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, deri në mesditë do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në verilindje, më tej reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin.
Reshje me intensitet mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike pritet të prekin pjesën verilindore dhe pjesërisht qendrën e vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.
Deti parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 1.2-1.8 metra.
QYTETET | Temperaturat në °C |
Shkodër | 10/20 diell shi |
Kukës | 6/15 re shi rrufe |
Lezhë | 10/20 diell shi |
Dibër | 4/14 re shi rrufe |
Durrës | 11/22 diell shi |
Tiranë | 11/22 diell shi |
Elbasan | 10/21 diell shi |
Berat | 9/22 diell shi |
Vlorë | 10/21 diell shi |
Korcë | 5/15 diell shi |
Gjirokastër | 5/21 diell shi |
Sarandë | 10/21 diell shi |