[sgmb id=”1″]
Bulqizë- Një vajzë 13-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa luante me makina në një kënd lojërash në Bulqizë.
Zyrtarisht mësohet se policia është njoftuar rreth orës 11:30 të ditës së sotme se në qytetin e Bulqizës, tek këndi i lojërave është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur një vajzë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasja M.B., 13 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke luajtur në këndin e lojërave, konkretisht në pistën e makinave (me korrent), në lëvizje e sipër, aksidentalisht është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë ajo.
Shtetasja e dëmtuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.