Ditëve të ngrohta u erdhi fundi.
Edhe pse jemi në Tetor temperaturat kanë qenë të larta dhe reshjet e shiut kanë qenë pothuajse shumë të rralla. Ka pasur edhe nga ata që në këto ditë Tetori nuk i kanë kursyer vetes edhe ndonjë ditë plazh. Por nga sot dhe në vazhdim temperaturat do të ndryshojnë dhe ditët me diell do ja u lenë vendin reshjeve të shiut.
Sipas Meteoalb e shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore ku priten shira të dobët dhe të izoluar.
E diela shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin, me të konsiderueshme në Jug.
Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna si dhe e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.
Ndërkohë, në zonat Lindore, shfaqet mundesia për reshje debore në datat 22 – 23 tetor.