Loading...

Ndryshon plotësisht muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, emigranti pastron vullnetarisht

Veprime të tilla nuk ndodhin shpesh në vendin tonë. Por, veprimi i këtij emigranti ka lënë me gojë hapur shumë qytetarë.

Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ku merret me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme. Para dy muajsh ai kishte premtuar se do të pastronte në mënyrë vullnetare ambientet e muzeut të Krujës. Dhe e ka mbajtur fjalën.

Shkreta ka siguruar gjithçka personalisht, solucionet dhe mjetet e tjera, për të pastruar të gjitha ambientet e jashtme të muzeut. Ndryshimi është drastik, shkallët e gurit, stolat dhe muret e muzeut tashmë shndërrijnë. Ai është vlerësuar për gjestin e tij fisnik dhe punën e mrekullueshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com