Loading...

Mbyllja e pikave të basteve, deputetja e PS: Është moment vendimtar për ndarë dy epoka

Duke nisur nga viti i ardhshme të gjitha pikat e basteve do të mbyllen. Kjo do të sjellë të paktën 7900 persona të papunë, për të mos folur për efektin zinxhirë. Por deputetja e Partisë Socialise, Antoneta Dhima, nëpërmjet një bilanci të detajuar, pohon se nga një janari 7900 vetë do të mbeten të papunë, por sipas saj benefitet e shqiptarëve nga mbyllja e basteve dhe e kazinove, do të jenë shumë herë më të mëdha.

Ja postimi i saj në Facebook:

“Gjatë diskutimeve të bëra dje nga grupi i deputetëve socialistë u mbështet Vendimi i Qeverisë për largimin e kazinove nga qendrat e banuara dhe mbylljen e plotë të pikave dhe salloneve të basteve sportive. Por jo vetëm në diskutimet në foltore, por edhe mes kolegëve, kjo nismë u vlerësua shumë e nevojshme.

Edhe pse kjo nismë e privon buxhetin e shtetit nga 54 milionë dollarë të mbledhur nga taksat në 2017 dhe sjell mbylljen e 7 900 vendeve të punës që kjo industri gjeneron aktualisht, viti 2019 do të ketë 700 milionë dollarë që qarkullojnë çdo vit në këtë industri, të injektuara në ekonomi, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke gjeneruar vende të reja pune. Nisma u mbështet nga të dhënat e një studimi, realizuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 2016.

Rezultatet e këtij studimi treguan se:

– 68% e lojtarëve aktivë kanë nisur të luajnë për herë të parë midis moshës 10-15 vjeçare.– 18% e nisën këtë ves midis grupmoshës 16-20 vjeçare. Në grupmoshat e tjera, prevalenca vjen në reduktim konstant. – 73% e lojtarëve pranuan se kanë përjetuar stres ose situata nervoze për shkak të lojës.–Mbyllja e pikave të basteve, deputetja e PS: Është moment vendimtar për ndarë dy epoka 1 në 4 lojtarë pranuan se kanë menduar të paktën një herë vetëvrasjen.– 43% e lojtarëve pranojnë se janë përpjekur të fshehin skedinat apo prezencën e tyre në pikat e basteve nga bashkëshortja, e fejuara apo familjarët e tyre.

Çështja e basteve është trajtuar në disa raste edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Intepretimi i GJED thotë se: “Qeveritë kombëtare lejohet të kufizojnë tregun e lojërave të fatit për arsye të interest publik dhe mbrojtjen e konsumatorit”.Është moment vendimtar për të ndarë historinë në këtë industri në dy epoka, ajo deri në fund të vitit 2018 dhe epoka e pastër në 1 Janar 2019”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com