[sgmb id=”1″]
“Ti kërkon vota për teka, unë dua BE”, Rama ia kthen komentuesit: Me këtë nivel edukate që ke…
Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, të shumtë janë qytetarët që replikojnë me kryeministrin Edi Rama në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Kështu, mes shumë komenteve Rama u është përgjigjur vetëm dy prej tyre.
Një komentuese i drejtohet kreut të qeverisë e zhgënjyer për faktin se të gjithë mësuesit që do merrnin provimin e shtetit do hynin në punë. Ndërkohë, Rama i ka shprehur mbështetjen e tij se ndryshimi në vend do të ndodh nëse votohet PS-ja. Sakaq, më kritik ka qenë një tjetër komentues, i cili i shkruan Ramës se ai kërkon votën vetëm për tekat e veta, ndërsa qytetarët duan të futen në BE. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili ia kthen siç di vet qytetarit.
KOMENTUESI: Ti kerkon voten per tekat tua e qejfet e partisë.. . Ndersa un te kerkoj vetëm nje gje Shqiperia kur do futet ne BE se kam 7 vjet ne Angli se nuk vi dot ne Shqiperi ketë problem e kanë shumë shqiptarë…
RAMA: Toni, tekat e qejfet e mia ti as nuk e ke fare haberin cfare mund te jene dhe shko meso e lexo se ty nuk te ben pune hyrja e Shqiperise ne BE me kete nivel edukate e kulture qe ke.