Një skenar që nuk asnjë shans të ndodhë, kështu e ka shpjeguar ish kryeministri Sali Berisha, mundësinë për një marrëveshje të mes Bashës dheë Ramës. “Rekordet e mashtrimeve dhe trillimeve të ‘kallam dështakut’ siç po e quajnë rëndom tani mediat dhe qytetarët janë të pafundme. S’ka kurrë shans që të ndajnë pushtetin Partia Demokratike me Edi Ramën. Partia Demokratike është e vendosur që të vijë me votën e lirë të qytetarëve në pushtet dhe është kjo është themeli i kësaj partie. Por, nga ana tjetër, votë të lirë, kam deklaruar dhe deklaroj në mënyrë të përsëritur, s’ka pa përmbysjen paraprake të Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për “Tv Klan”.
Lidhur me vetingun në politikë, Berisha shprehu bindjen se komisioni i Venecias do të shprehet ‘pro’. “S’mund të ketë dy standarde, një për politikanët dhe një për gjykatësit, se ky do ta çonte drejt absurditetit tregon që do jetë i manipuluar, kjo s’mund të ndodhë”. Përfaqësueses të PS-së kanë përdorur si argument se, s’ka nevojë për nismën e PD-së në një kohë kur do krijohet SPAK dhe BKH. Por, për ish-kryeministrin Berisha, këto institucione dhe vetingu në politikë janë ndihmuese të njera-tjetrës.
“Vetingu ndihmon SPAK-un, bën të mundur që të ketë një lëndë të përshtatshme hetimi për ata që janë mëkatarë dhe kërkojnë të hyjnë në politikë”. Lidhur me deklaratën e Ramës, se audio-përgjimi me personazh ‘Babalen’, është një skenar i gënjeshtërt për të rrëzuar qeverinë, Berisha tha se këto janë “halucinacione”, ndërsa kreun e qeverisë e quajti “të sëmurë psikik”. Berisha u shpreh edhe kundër nismës së Ramës për një paketë anti-shpifje./korrieri