[sgmb id=”1″]
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur mitingun përmbyllës në Kurbin ku ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama si lider pa plan për shqiptarët dhe njeri premtim pambajtur duke u bërë thirrje shqiptarëve të japin votën për PD.
“Rama një ditë flet si kryetar opozite, nuk i piu ujë, nuk i eci, tani bën thirrje të votojmë për të se duke votuar për të votojmë për Ismail Qemalit, apo Skënderbeun. T’i themi se të dielën, nuk votohet për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por votohet për ekonominë”- tha ai.
Pas thirrjeve të ekzaltuara të militantëve Basha harron se për çfarë kritikoi Ramën dhe shton: “Nuk ka nevojë të më merrni peng se unë vij me dëshirë këtu, është shtëpia ime, më ka marrë peng zoti se më ka lind në një ditë me ditën e madhe të Shën Ndout”.