Loading...

Nga veshja, batutat e deri tek lodhja e Ramës, ja çfarë nuk patë dje në ‘Opinion’

[sgmb id=”1″]

Edi Rama ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”, ai erdhi përball gazetarëve, 4 vite pas drejtimit të tij si kryeministër i  Shqipërisë dhe vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Që në fillim ardhja e tij ishte jo si zakonisht, ai mbërriti vonë në emision për shkak të mitingut përmbyllës që po mbante në qendër të Tiranës.
Ndërkohë që Blendi Fevziu kishte nisur emisionin, sepse kështu ndodh në “Opinion”, emisioni fillon në orën e duhur pavarësisht nëse ka ardhur i ftuari apo të gjithë të ftuarit; ata priten live në studio. Pra drejtuesi i emisionit ka vazhduar ndërkohë që kryeministri ishte rrugës.
Ardhja e tij u bë pak më spektakolare nëse mund ta quajmë kështu, sepse në hyrje të Televizionit Klan ishte një kamerë live dhe i gjithë stafi i emisionit që priste që Rama të futej brenda ambienteve.

Kur Rama zbriti nga automjeti i tij u pa që ishte me të njëjtën veshje si edhe në miting, menjëherë kjo gjë ju ra në sy analistëve të cilët e komentuan në studio veshjen e Ramës si të pa përshtatshme për emisionin. “Me tuta Fevzi në emisionin tënd nuk ka ndodh që të vij njeri”, tha Armand Shkullaku, ndërkohë që Blendi Fevziu ja ktheu se: “Nuk mund t’i gjej kostum që ta vesh”.

Por nga ana tjetër Baton Haxhiu ishte dakort me veshjen e Ramës pasi përshtatej me kohën e fushatës. Rama në studion e “Opinion” ka ardhur me stilin e veshjeve spotive që po paraqitet nëpër fushata dhe takime elektorale së fundmi. Këmishë e bardhë që e mbante të hapur, me numrin dy në ngjyrë vjollcë, poshtë saj një bluze të zezë me simbolin e dy gishtave dhe një trëndafil të kuq, çka simbolizon numrin e fletës së votimit, një simbol që Rama duket se po e përdor më shumë se PD kohët e fundit. Tuta të zeza, në formë çitjane, atlete sportive të bardha dhe çorape të kuqe. Pavarësisht se nuk ishte për formatin e kërkuar të emisionit, Rama edhe këtë herë tërhoqi vëmendje për veshjen e tij dhe kombinimin e ngjyrave.

Pas grimit, ai hyri dejtë studios ku edhe Fevziu e priti me një batutë duke i thënë se nuk mund t’ja këndonin himnin pasi emisioni kishte filluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com