Moti i ngrohtë dhe aspak tipik për vjeshtën do të vijojë të mbetet i tillë edhe për disa ditë. Mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta janë shoqëruar gjatë mesditës me temperatura të larta të cilat kanë kaluar vlerat ekstreme të stinës.
Po si do të jetë gjysma e dytë e muajit tetor?
Sipas Meteoalb, duke nisur nga kjo javë, moti do të vijojë me kthjellime, netët dhe mëngjeset do të jenë të freskëta, por gjatë ditës do të jetë ngrohtë.
I tillë moti do të vazhdojë deri në fund të javës. Ndërsa e diela dhe e hëna që vijnë sjellin shira të përkohshëm, në pjesën më të madhe të vendit, më pas kthjellime dhe vranësira si edhe shira të izoluara; më të mundshëm në ditët e fundit të muajit.