Si gjithmonë trazballkanikja bëhet burim aksidentesh për këmbësorët, pak më pare një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur rreth ores 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.
Automjeti tip “BMW” me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.