Loading...

Me 600 mijë euro drogë në dhomën e gjumit, si u kap shqiptari në Itali

Në Katania, Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar që në banesën e tij në Tremestieri Etneo kishte 84 kilogramë marijuanë.

Kontrolli i apartamentit të 35-vjeçarit shqiptar M.R. solli zbulimin brenda dollapit në dhomën e gjumit të sasisë së konsiderueshme të marijuanës.

Në banesë ishin të gjitha mjetet e nevojshme për konfeksionimin e marijuanës.

Droga e sekuestruar ka një vlerë tregu rreth 600 mijë euro. Shqiptari tashmë është në gjendje arresti në burgun e Piazza Lanzas.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com