E veshur me një bluzë të bardhë, me syze dhe tërësisht e qetë.
Kështu u shfaq para gazetarëve Xhisiela Maloku ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë ku u dha masa e sigurisë për Rexhep Rrajën.
Ndërkohë që Maloku tha se do të vijojë t’i qëndrojë deklaratës së saj se Rexhep Rraja është i pafajshëm.
Xhisiela mbërriti me vonesë pak minuta pasi u mësua vendimi që Gjykata e Apelit kishte dhënë për Rexhep Rrajën për ta lënë atë në burg. Shkak sipas saj ishte trafiku i ngarkuar.
Po ashtu, ajo kërcënoi dhe median: “Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori.”