Loading...

Iu kërkonte studentëve 20 mijë lekë për provim, arrestohet infermieri

Specialistët kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë arrestuar një 31-vjeçar,
banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës).

Bëhet fjalë për shtetasin Alku Gjalli, 31 vjeç.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com