Loading...

Iso-polifonia, kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO

Ambasada e SHBA-së në Tiranë promovoi sot 60-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO duke zgjedhur si foto të ditës pamje të artistëve të Iso-Polifonisë.

“Sot është 60 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. A e dini se iso-polifonia shqiptare, e shpallur “një kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit”, është e mbrojtur nga UNESCO?”, thotë ambasada amerikane.

Ambasada thekson se iso-polifonia është gjithashtu edhe një nga thesaret e mbrojtura nga UNESCO të cilat Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbështetur nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, “një nga shumë prej mënyrave me të cilat ne bashkëpunojmë me Shqipërinë për të ruajtur trashëgiminë e saj unike kulturore”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara me këtë rast njofton se mirëpret projekt propozime për Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore për vitin 2019.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com