[sgmb id=”1″]
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur sot në studion e Ylli Rakipit si kryetar i LSI-së. Ai foli për koalicionet me PD-në dhe PS-në në emisionin “Të Paekspozuarit” në “Neës24”.
Meta la të hapur derën e bashkëpunimit me PS-në, por pa Ramën figurë qendrore. Ai gjithashtu dha edhe një mesazh për Bashën.
“Së pari LSi do dali forcë e parë dhe jo plotësuese. Ne e kemi bërë të qartë këtë çështje. Ne nuk e përjashtojmë bashkëpunimin me PS-në, por pa Edi Ramën si përfaqësues të tyre kryesor. Për Bashën kam këtë mesazh. Tradhtinë mund ta duan të gjithë, por tradhtarin s’e do asnjëri”, tha Meta.