[sgmb id=”1″]
Dy shqiptarë, 41 dhe 15 vjeç janë arrestuar teksa po ecnin në këmbë në rrethinat e Kozanit në Greqi, pasi në çantën e shpinës iu gjetën 9.8 kg kanabis sativa.
Mediat lokale raportojnë kanabisi ishte marrë nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin grek.
Ndërkohë, ndaj 41-vjeçarit ishte dhënë më parë masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen.