Loading...

“Nuk është fundi i botës ndarja me Metën”, Rama zbulon arsyet e vërteta të prishjes …

[sgmb id=”1″]

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri i vendit Edi Rama zbuloi arsyet e prishjes së koalicionit me LSI-në, duke thënë se ishte pikërisht aleati i tyre që vendosi të bëjë një zgjedhje taktike dhe dritëshkurtër.
“Unë kam qenë vazhdimisht i mendimit që duhet të konsolidonim koalicionin për të vazhduar partneritetin strategjik. Kam bërë përpjekje për të filluar punën për 4 vjeçarin e ardhëm si koalicion, për fat të keq aleatët tanë ndoqën një rrugë taktike, nuk u bë i mundur koalicioni për 4 vitet e ardhshme. Është e qartë që për ne fitorja është e rëndësishme edhe përmasa e fitores gjithashtu. Jo për ne, por për shqiptarët”,- tha Rama.

Ndërsa duke sqaruar se pse prish përfundimisht koalicioni, Rama shtoi: “Nuk është ndarje por pozicionim i ndryshëm, koalicioni nuk ndodhi, u bë e qartë për mua se aleatët kishin një qasje komplet tjetër taktike dhe dritëshkurtër, por nuk është fundi i botës”.

Mes të tjerash ai tha se nuk do që të zbresë në nivele banale sa i takon diskutimeve dhe deklaratave të bëra nga Meta, që sipas tij përfaqëson edhe PD-në.

“Pendesa është një moment shumë fisnik për njeriun, por në rastin konkret mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Fakti që ne nuk kemi parashikuar daljen nga shinat e arsyes së Ilir Metës, nuk nga bënë fajtor, ne zgjodhëm një president që është një figurë që përfaqëson edhe PD më së miri, pa qenë anëtar i PD. Unë nuk zbres në këtë nivel banal polemike, që ka hutuar dhe habitur një popull të tërë. Por i bëj pyetje vetes se ca borxhi i ka ky popull Ilir Metës. Ai do jetë i tillë për një kohë të gjatë, ka marrë gjithçka, ka qenë kryeministër, kryetar i Kuvendit, president, me votat e PS. Se si një njeri mund të jetë kaq i respektuar dhe për të fjetur gjumë i qetë, ky është mister për mua”, tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com