Loading...

Skandaloze:Ja si e quan Majlinda Bregu Lulzim Bashën!

[sgmb id=”1″]

Ka qenë një intervistë e gjatë për Jonida Shehun në Top Channel, ku ajo është pyetur për shumëçka për jetën e saj.  Por meqë jemi tre ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe sa herë flitet për zonjën Bregu të bie në mendje përjashtimi që ju bë nga kreu aktual i PD, Lulzim Basha.
Bregu, e cila gëzon një popullaritet shumë të mirë në Shqipëri, e testuar kjo në disa sondazhe të ndryshme, u gjet jashtë listës së Partisë Demokratike.  Ajo ka folur vazhdimisht edhe para natës kur u bënë listat, por edhe më vonë. Por sot ajo nuk e ka kursyer Lulzim Bashën aspak.

Ka dhënë shembullin e Gjermanisë naziste, Stalinit dhe Enver Hoxhës ku merreshin të rinj dhe përdoreshin për qëllime politike përmes metodave të shpëlarjes së trurit, siç e ka përshkruar Bregu.  Kemi bindjen se kur foli për “cekëtinë politike, për burrin bosh, zgavrën”, ajo po nënkuptonte në çdo moment Luzlim Bashën.

“Vërtet politika të përpin, por edhe ke nevojë për një lloj balance me realitetin.  Mua me bezdis shumë kjo cekëtina njerëzore e njeriut politik.  Ata që e kanë bërë rrugën vetë nuk humbasin kurrë. Ata që e kanë të fituar, janë si puna e zgavrës. Nuk me shqetëson askush që nuk e gjen veten në këtë përkufizim. Ky është burri bosh. Mua m% shqetëson, pjesa që ne nuk kemi kurrë një grup elitar mendimi. Të rinjtë e politikës, janë sot: jep një votë sot, angazhohuni sot dhe do të fitosh nesër”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com