Loading...

“A ka vd*kur njeri”, autori i ngjarjes së rëndë në Mat habit oficerët e policisë gjyqësore…

Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mat, do të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. 54-vjecari vrau tre punonjës të ndërmarrjes së Bashkisë Mat pas një debati për shtrimin e rrugës.

Mësohet se Kujtim Koxha, ka pranuar krimin në polici dhe ka heshtur pas arrestimit. Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupit hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës.

Në ngjarjen e rëndë të së enjtes, debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 54-vjeçari të merrte kallashnikovin dhe të zbraste breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Nga dora e Koxhës humbën jetën Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa i plagosur mbeti Astrit Hani, i cili vijon të jetë në spital. Tre viktimat u përcollën të premten për në banesën e fundit me ceremoni familjare në fshatrat e lindjes, ku asnjë nuk pranoi të komentojë ngjarjen e rëndë. Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com