[sgmb id=”1″]
Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00.
Shqiptari Gazmend Dervishi që drejtonte një motor është përplasur me një automjet në autostradën Cuneo Savigliano, pranë komunës Centallo.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 47-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës së shpejtë.