Loading...

I zhgënjei shqiptarët, shpërthen Xhisiela Maloku: Një ditë zoti do t’ju gjykojë

Pas kritikave për syze dhe makinë luksoze ka reaguar Xhisiela Maloku. Vajza nga Nikla e Fushë-Krujës që u dhunua nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Përmes një postimi në “Instastory” ajo pyet “E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja?”

Xhisiela shpjegon se syzet ka vite që i ka ndërsa makinën e ka blerë me qira.

Postimi:

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja.

E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com