Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, njoftoi sot policia e Fierit.
Specialsitët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasit:
1.Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.
2.Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë.
Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.