Loading...

Pas Noizyt e Stresit, vitin tjetër në librat shkollorë, do jenë Babalja, Rexhepi, Xhisiela e Durim Bami

Nuk do të kishim reaguar, nëse nuk do të kishim dëgjuar, palaçollkun dhe maskarallëkun e ministre “parukerisë” Lindita Nikolla, për skandalin e dyshes së “famshme” “Noizy-Stresi”, futur në librat shkollorë, por deklarimi i saj publik, ishte vërtetë i turpshëm e denigrues për nxënësit dhe prindërit, që kanë fëmijë në shkollë.

Siç është bërë e njohur nga vetë reperët Noizy dhe Stresi, mendjendriturit e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren analfabete, kanë bërë simbol dhe model edukimi e kulture, të nxënësve në ciklit të ulët, profilin e dy reperëve Noizy e Stresi, duke i futur në programet mësimore, si kurrikul bazë, të dijeve shkollore.

Lidhur me këtë skandal të rëndë, që tregon degradimin e arsimit shqiptar, të bërë “paçavure”, ka dhënë sqarim ministrja Nikolla e cila, skandal-trupin e futjes së Noizyt e Stresit në programet mësimore, e ka quajtur “normalitet dhe zhvillim të arsimit, ndërsa nxënësit i ka konsideruar “kavje eksperimentale”!

Nuk e dimë, nëse prindërit, do të reagojnë pas kësaj deklarate të rëndë, që tregon krimin psikologjik e moral mbi fëmijët, duke i përdorur si “kavje”, për çmenduritë e pafundme,  që shpik e fut në programe, ministrja dhe kryeministri.

Por nga sa kuptuam, prej deklarimit të ministres Nikolla, me këtë mendje që ka kjo qeveri, nuk ka asnjë dyshim, që vitin tjetër, në librat shkollorë, të futen si pjesë e programeve mësimore edhe “veprat” e Babales, Alizotit, Salianjit, Taulantit, Rexhepit, Xhisielës e Durim Bamit/Pamfleti

Ja tema mësimore, që bëjnë nxënësit, për Noizyn

Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____”

Këtë verë, Noizy i këndoji pafund “Toto-së”  (e përkthyer në shqip “vaginë”) “Fletshat”, një këngë e kushtuar hashashit dhe vendit të prodhimit Lazaratit.

“Ak-47”, këngë e kushtuar një lloji automatiku, ku në tekst, Noizy të çon në parajsë (You ain’t no Badboy I’ll send you all to heaven)

“Gunz Up”, një tjetër këngë për armët dhe drogën

Kënga e fundit në bashkëpunim me Varrosin, sërish duke i kënduar të njëjtave gjëra të përmendura më sipër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com