Avokati Spartak Ngjela njihet për deklaratat e tij bombastike, por këtë herë ai thotë se, shumë shpejt do të ketë ngjarje kriminale me karakter politik. Sipas tij, do të jetë politika që do t’i drejtohet krimit, për “ndihmë”.
Ngjela: Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.
Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së?
Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë. Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve për të goditur reformatorët nuk e dimë! Pyetja tjetër; ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.
Grusht shteti pa kolonel dhe gjeneralë nuk kemi parë. Ai flet kot. Kujt i drejtohet? Segmenteve të pa përgjegjshme. Jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë kërkojnë destabilizim. Do kemi destabilizim? Unë them jo, sepse forcat ndërkombëtare nuk e lejojnë.
Në të dyja krahët ka segmente korrupsioni, kush më pak dhe kush më shumë. Po the që në një shtet ka korrupsion, korrupsionin e drejton kryeministri. Doni fakte? Kundërshtari im, Berisha kur ishte President absolut nuk lejoi korrupsionin, nuk morën asgjë ata. Erdhi pastaj e bëri detin kos. A ka korrupsion, e di kryeministri! E bën ai. Vijmë tek mbrojtja e tyre, se deri tani është e gjitha zvarritje.