Deputeti i PS-së, Fate Velaj, që aksidentalisht u bë i zgjedhur i popullit, jo për ndonjë meritë por vetëm si tekë e Ramës, deri tani nuk njihet për ndonjë qëndrim të tij apo nismë ligjore për të justifikuar pagën që merr çdo muaj.
Por, ka diçka që bën Fatja mirë edhe pse shkruan me gabime si të ishte një punëtor krahu edhe ka botuar disa libra. I bën lajka Ramës ku t’i jepte mundësia. Këtë ka bërë edhe me anë të një fotoje me kreun e qeverisë së Austrisë, vend ku deputeti edhe jeton përveç Vlorës e Tiranës.
Postimi i Fate Velajt
NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI
…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…
/korrieri