Që prej fillimit të kësaj jave në emisionin ”Opinion” në TV Klan i ftuar ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji si dhe analistët e përnatshëm të cilët kanë diskutuar për të njëjtën çështje, atë të video-përgjimit të Babales. Por pas gjithë kësaj në rrjet ka plasur ironia saqë kanë arritur deri aty sa t’i ndërrojnë emrin emisionit nga ”Opinion” në ”Opium”.
Ata shkojnë akoma më tej duke thënë se ky emision ka kaluar edhe telenovelat turke, pasi kjo ngjarje është kthyer si një telenovelë me seri, ku nuk dihet se si do të jetë seria e fundit e kësaj telenovele që ka më shumë se 6 muaj që ka nisur.