Loading...

Vr*sja e Kalandrës 13 vjeçe, policia dyshon te nëna: Në momentin e ngjarjes, ajo…

Xhevat Brahja ka dëshmuar në polici se nuk e di ende autorin e ngjarjes së rëndë që ka prekur familjen e tij. Viktimë mbeti vajza e tij 13 vjeçe, Kasandra, i cili kur është kthyer në banesë e ka gjetur të miturën të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë, ndërsa në shtëpi kanë qenë prezentë vëllai i viktimës dhe nusja e tij.

Ai e ka transportuar të bijën, Kasandra, për në spital, por ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë nga mjekët e spitalit në fillim u tha se nuk dihej nëse plaga në bark, ishte shkaktuar me armë zjarri apo me mjete prerëse, por tashmë ata kanë pohuar se është vrarë me armë.

Sakaq, policia ka shkuar në banesën e viktimës, ndërsa janë shoqëruar në polici nëna, vëllai dhe nusja e vëllait të viktimës, këta dy të fundit janë persona me vështirësi në komunikim, shurdhë-memecë, dhe efektivët nuk kanë mundur të marrin një dëshmi prej tyre, deri në momentin që një specialist për këtë rast të mund të komunikojë me ta.

Por nga ana tjetër, nëna ka mohuar se vajza është vrarë, duke mos qenë shumë bindëse dhe duke mos dhënë shpjegime se çfarë kishte ndodhur me të, dhe nisur dhe nga këto detaje dhe mungesa e saj në banesë në momentin e ngjarjes, nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë vetë ajo që e ka lënë të bijën të vrarë. Ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe është e paqartë vdekja e vajzës së mitur, e cila është pjesë e komunitetit egjiptian.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com